Policia ka arrestuar dy persona në raste të ndara për posedim të substancave të dyshuara narkotike.
Në Ohër është arrestuar B.I. (26), ndërsa në Strugë është arrestuar S.E. (37). Gjatë kontrolleve, tek të dy është gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë.
Pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse, raporton Tetovasot.