Nga mesnata, nafta do të lirohet për 3.5 denarë, ndërsa benzina për 2 denarë për litër, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Me vendimin e ri, një litër naftë (Eurodizel) do të kushtojë 88.5 denarë, benzina Eurosuper 95 do të shitet me çmim prej 82 denarësh, ndërsa Eurosuper 98 do të kushtojë 84 denarë.

Për 2.5 denarë do të lirohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili do të kushtojë 98 denarë për litër.

Ulja mesatare e çmimeve të derivateve të naftës është 2.28 për qind dhe vjen si pasojë e rënies së çmimeve në bursat botërore.

Në përllogaritje janë përfshirë edhe masat e Qeverisë për uljen e TVSH-së për naftën, si dhe uljen e akcizave për benzinën dhe naftën.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 24 nëntor, një minutë pas mesnatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume