Kurti në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me kryetarët e komunave, më 5 prill 2024.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se te regjistrimet e krimeve të luftës në Kosovë, duhet të regjistrohen edhe zhdukjet e gjurmëve.

“Ne nuk dëshirojmë ta mohojmë punën e askujt që është bërë deri më tani. Përkundrazi jemi të interesuar që të përfshijmë të gjitha dokumentimet e deritanishme për krimet e kryera gjatë luftës, që janë vrasje, zhdukje kufomash, tortura, burgosje, përdhunime”, u shpreh ai.

“Besoj që do të duhej të regjistrohen edhe zhdukjet e gjurmëve, pra ne e kemi për obligim si Institucione dhe si brez që të lëmë gjurmë për zhdukjen e gjurmëve”, tha tutje kryeministri.

Kurti në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me kryetarët e komunave, theksoi gjithashtu se krimet e luftës nuk vjetrohen asnjëherë, raporton Klankosova.tv.

Gjatë këtij takimi më herët, drejtori në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, kërkoi nga komunat që të sigurojnë nga një kopje të arkivave për krimet e kryera gjatë luftës.

Ai tha se arkiva kanë ruajtur në Arkivin Qendror në Prishtinë, dhe në secilën Komunë të Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume