LSDM-ja publikoi një dokument ku pretendon se anketat e publikuara në servisin publik TVM për rejtingjet partiake janë të porositura nga shtabi i VMRO-DPMNE-së. Sipas socialdemokratëve, bëhet fjalë për anketa të rreme dhe për një skandal të madh.

“Bëhet fjalë për realizimin e një skeme të tërë, plan operativ të përgatitur nga Shtabi Republikan i DPMNE-së më 05 dhjetor 2023, për të plasuar anketa të rrejshme për rejtingjet partiake dhe politikanët, që janë publikuar në TVM, por edhe aktivitete tjera për plasimin e lajmeve të rreme. Dokumentet me nënshkrime konfirmojnë se plani operativ i VMRO-DPMNE-së përmban atë që po ndodh realisht”  – thonë nga LSDM.

VMRO-DPMNE, përmes komunikatës ka përgënjeshtruar këto pohime dhe paralajmëruan padi për shpifje.

“Nënshkrimet në dokument tërësisht janë të sajuara dhe nuk korespondojnë me realitetin. Edhe pse pamë se për LSDM-në është normale ta gabojnë mbiemrin e liderit të tyre Kovaçevski, është e logjikshme që VMRO-DPMNE t`i njeh njerëzit dhe nënshkrimet e partisë, që nuk është rasti me këtë dokument të sajuar, që vetëm tregon se kush është burimi i lajmit” – thonë nga VMRO.

Ndryshe anketat e fundit të publikuara në servisin publik nxjerrin fitues VMRO-DPMNE-në si parti, Hristijan Mickoskin si lider partiak dhe Gordana Siljanovska Davkovën si fituese të zgjedhjeve presidenciale. 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume