Kryetari Thaçi mbrëmë në bashkëbisedim me aktivin politik të PDSH-së në Teqe dega Tetovë, mes tjerash potencoi:

Unë jam kandidat për deputet dhe kërkoj që të më votoni. VMRO ka marrë shumë vota prej maqedonasve, ka fituar bindshëm dhe e ka gëzuar shumë Bilallin dhe VLEN-in, se do i marin në qeveri. Sinqerisht Ju them edhe mu m’ka gëzuar shumë a dini pse? Kam qejf ti dalë përballë. I kam thënë, Ne kur do të fitojmë do të shkojmë bashk me Frontin, po dora ime në vendimarrje të Frontit është dorë e fuqishme.

Për këtë Ju premtoj. Në asnjë moment nuk do të jem symshelur apo i pakujdeshëm. Mund Ne ti bojkotojmë zgjedhjet, unë kam shumë dëshirë por telefonata që thotë Alia ajo “telefonata e kuqe” është që mos u ngutni me bojkotimin e zgjedhjeve. Vërtetë mendon Bilalli dhe dhe grupa e tij që aq jo serioz jemi ne si komb. Se VMRO ka fitu, nuk i ka fitu VMRO-ja zgjedhjet ende. Negociata nisi keq me ata, thanë për ne problemi i madh është BDI-ja, thash për Ju problem janë shqiptarët, mos e mbuloni me një fjalë BDI. Vleni tash e kanë zëvendësuar Albin Kurtin me Mickoskin me VMRO-në. S’ka Albin Kurti, me në është tash Albin Kurti me Frontin është. Jo VLEN-i po Skënderbeu me u ngjall VLEN-i nuk hyn në atë qeveri.

Të bashkangjitur në link Ju dërgojmë video.

 Menduh Thhaci bashkebisedim ne Teqe Tetove.mp4

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume