Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Televizionin Klan Macedonia, analistët debatuan mbi formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, me ose pa kushte për VMRO-DPMNE-në.

Analisti Imer Mushkolaj tha se VLEN dhe VMRO-DPMNE sipas logjikës politike janë në koalicion, sepse raporti i tyre politik është më frymë të njejtë.

“Logjikisht VLEN dhe VMRO janë në koalicion parazgjedhor. Për çfarë fryme opozitare po flet VLEN-i? Po shesin opozitarizëm me Vetëvendosje, mos harroni që VV ka qenë opozitë gjithë kohës deri sa erdhi në pushtet, ndërsa këto të VLEN-it krejt kanë qenë pjesë e pushtetit hyn e dil. Opozita shqiptare duhet të ishin më korrekt, të garonin bashkarisht me VMRO-në dhe të binin dakord për disa pika që duhet të respektohet sepse edhe kështu ata po funksionojnë si koalicion”, tha Mushkolaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume