Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një  marrëveshje të përkohshme për krijimin e Fondit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor.

Sipas kësaj ujdie, fondi do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe pritet t’u sigurojë partnerëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor deri në dy miliardë euro grante dhe katër miliardë euro kredi. Kjo do të plotësojë Instrumentin ekzistues për Asistencën e Para-Aderimit (IPA III), duke rritur ndjeshëm ndihmën financiare për partnerët në rajon”, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen e Këshillit të BE-së, transmeton Klankosova.tv

Qëllimi i Fondit është të mbështesë partnerët e BE-së nga Ballkani Perëndimor në zbatimin e reformave të lidhura me BE-në, si dhe të stimulojë afrimin e tyre ekonomik me BE-në bazuar në agjendat e reformave të bllokut, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume