Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi i cili ka vdekur pardje.

Në njoftim thuhet se homazhet do të mbahen në hollin e Kuvendit nga ora 10:00 deri në 12:00.

“Të martën, më 30 prill 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Pjesëmarrës në homazhe pritet të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume