Në Strasburg të Francës kanë nisur punimet e Komitetit Politik në kuadër të Këshillit të Evropës ku do të diskutohet amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë Komitet do të diskutohet edhe amendamenti i Italisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, njofton Klankosova.tv.

Aktualisht janë gjithsej 16 amendamente që pritet të diskutohen e të hidhen në votim, ku shumica prej tyre janë nga pala serbe.

Nisin punimet e Komitetit Politik, diskutohen amendamentet për anëtarësimin e Kosovës në KiE, përfshirë atë për Asociacionin

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume