“Nëse nuk i kushtojmë rëndësi edhe njërës edhe tjetrës, vendi nuk do të përparojë, Së pari janë integrimet euroatlantike, dhe të dytën po e apostrofoj qëllimisht sepse jam këtu në Tetovë.

Është bashkëjetesa ndëretnike. Ne kemi traditë të shkëlqyer historike të bashkëjetesës ndëretnike me Marrëveshjen Kornizë. Ajo u zyrtarizua dhe u bë pjesë e Kushtetutës sonë.

Praktika aktuale tregon se marrëdhëniet ndërkombëtare në 6- vitet e fundit janë në një nivel shumë më të lartë se 11 vjet e regjimit të mëparshëm.

Pse, sepse nuk shihni se të rinjtë rrihen në transportin publik, nuk shihni zënka se a do të ketë kishë apo xhami në Kalanë e Shkupit, thjesht, pajtohemi mes vete, e respektojmë njëri-tjetrin me përjashtime të caktuara, por këto janë raste individuale në nivel sistemi. Sot, në sferën e marrëdhënieve ndëretnike, Maqedonia është më e qëndrueshme që nga viti 1991e deri me sot”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume