Qëkurse ia “shiti” Kërçovën komitëve, fatziu i kërçovarëve (Fatmir Limani) u nda edhe nga grupi i “shfalerkave” të pushtetit siç janë vredistët e koalicionit, por megjithatë mbetet i preferuari i Mickos.

Informacionet e ndryshme nga burimet e pakonfirmuara që vijnë nga çimkat e koalicionit qeverisës thonë se për fatziun e Kërçovës që “i fali” komitëve rimarrjen e Kičevos vitin e kaluar, është kaparosur tashmë një shpërblim me post ministror për “djalin plengëprishës” për sherbime të jashtëzakonshme ndaj pushtetit.

Mes VREDI-t dhe interesave kombëtare të shqiptarëve kryekomiti Micko ka zgjedhur pykën që ndan shqiptarët me fatziun e Kërçovës, si “patriotin e ilegales shqiptare” që i fali Kërçovën komitëve për hir të karrierës politike.

Sado që të shitet si patriot i orëve të para të ilegales shqiptare, fatziu i Kërçovës mbetet nje renegat shqiptar dhe një servili i pushtetit, i cili për hir të pushteti dhe të karrierës politike shiti shqiptarët dhe Kërçovën te komitët.

Pyka e Mickos me renegatin e Kërçovës nuk do t’i prish marrëdhëniet në koalicionin qeverisës por do t’i delegjimitoj shqiptarët edhe më tej si servilë, që për hir të një çik pushteti pa pushtet, do të bëjnë paktin e heshtur me djallin (Fatmir) në qeverinë e koalicionit, duke vazhduar servilizmin dhe nënshtrimin ndaj despotit të tyre sikur nuk ka ndodhur asgjë me shqiptarët dhe gjuhën shqipe në te gjitha fushat.

Ndaj, shqiptarët nuk kanë pse të çuditen me djemtë tanë plëngëprishës, pasi në tri dekadat e demonkraturës maqedone ata i kanë shërbyer pushtetit dhe jo shqiptarëve që i kanë votuar!

Medai Shaholli

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume