Shefja e misionit vëzhgues të OSBE ODIHR, Jilian Stirk tha se deri tani ka vizituar dy vendvotime në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ajo theksoi se ende është herët për të vlerësuar përfundimisht procesin zgjedhor.

“Kam vizituar vetëm 2 vendvotime këtë mëngjes, gjithçka shkonte mirë atje, por siç e thash, këto janë vetëm 2 prej shumë vendvotimeve, kështu që nuk mund të japim ndonjë vlerësim përfundimtar deri në fund të ditës”, tha Stirk.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume