Sulmi me dron nga Rusia në qytetin Kharkiv të Ukrainës, 6 prill, 2024. Foto: AP

Një sulm i Rusisë me dronë gjatë natës në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, vrau gjashtë persona dhe plagosi 10 të tjerë, tha të shtunën kryebashkiaku i qytetit, raporton AFP.

“Që nga mëngjesi i sotëm, ka gjashtë të vdekur dhe 10 të plagosur si rezultat i sulmit të natës në lagjen Shevchenkivskyi”, tha kryetari i bashkisë së Kharkivit, Igor Terekhov në një postim në Telegram, duke iu referuar një zone veriore të qytetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume