Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën “Forumi ndërkombëtar për gra, paqe dhe siguri” në Prishtinë, realizoi takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në fillim të takimit, Kryeministri Xhaferi e falënderoi Presidenten Osmani për mikpritjen e bërë dhe për ftesën për pjesëmarrje në konferencën e cila është në organizim të Presidentes kosovare.

Ndër tjerash, në takim u theksua zotimi i të dy vendeve për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe sfidat aktuale në planin rajonal dhe shumëpalësh, a në lidhje me situatën e sigurisë dhe progresin ekonomik të rajonit dhe më gjerë.

Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe mundësitë për avancimin e tyre, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Kryeministri Xhaferi, e ri-konfirmoi qëndrimin se Maqedonia e Veriut, në frymën e fqinjësisë së mirë, jep mbështetje për aspiratat euroatlantike të Kosovës, si dhe mbështetje për bashkëngjitjen aktive të Kosovës në forumet e përhershme dhe nismat rajonale.

Bashkëbiseduesit këmbyen opinione për integrimin e plotë të të gjitha vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se kjo nënkupton siguri, stabilitet dhe progres të përgjithshëm për të gjithë qytetarët. Në këtë drejtim, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, theksoi se shteti ynë, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në BE, është i gatshëm që njohuritë dhe përvojën e fituar t’i vë në dispozicion të Kosovës.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, theksoi se Maqedonia e Veriut e përcjell situatën ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe e mbështet dialogun, duke potencuar se nevojitet konstruktivitet nga të dyja palët dhe se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin obligimet e marra nga Brukseli dhe Ohri.

Kryeministri Xhaferi dhe Presidentja Osmani së bashku konstatuan se zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë imperativ absolut për të gjithë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume