Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter janë regjistruar mëngjesin e së shtunës pranë Napolit në Itali.

Mediat italiane raportojnë se banorët e Napolit janë zgjuar të frikësuar, ndërsa shumë kanë dalë në rrugë si pasojë e frikës për ndonjë lëkundje edhe më të fortë. Tërmeti ka qenë me epiqendër në zonën e Campi Flegrei, ndërsa ka pasur një thellësi vetëm prej 3 kilometrash.

“Goditja e mëngjesit të sotëm ishte e fortë. Ne kemi marrë menjëherë masat siç bëjmë zakonisht së bashku me Mbrojtjen Civile në të tilla raste. Për momentin nuk kemi raportime për të lënduar”, ka thënë kryebashkiaku i Pozzuoli, aty ku janë ndjerë më shumë lëkundjet.

Pas tërmetit të parë janë regjistruar edhe dy lëkundje të tjera më të lehta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume