Biljana Vankovska, kandidate për president e së Majtës, e ka vazhduar fushatën me takime me qytetarët e Komunës Aerodrom. Me këtë rast, Vankovska theksoi se vendbanimi i cili është ndërtuar në kohën e socializmit, për fat të keq autoritetet e reja nuk mund ta përmirësojnë dhe ta bëjnë më mirë. Përkundrazi, ata e kanë bërë edhe më keq. Madje, Vankovska tha se edhe ata që premtojnë Maqedoni krenare nuk mund ta bëjnë komunën më të mirë.

“Jam e habitur që kandidatët presidencialë që luftojnë për postin e parë në vend nuk kanë shprehur ende asnjë fjalë solidariteti me popullin palestinez dhe kundër gjenocidit që po ndodh në Gaza. E kanë gojën plot me Bashkimin Evropian. Dhe unë, me këtë shami, sot shpreh solidaritetin me shokun tim Yannis Varoufakis, i cili dje u ndalua të paraqitej në Gjermani me kërcënimin e ndjekjes penale për mbrojtjen e çështjes palestineze. Aktivistët në Gjermani morën një goditje të rëndë nga policia gjermane”, tha Biljana Vankovska, kandidat për president.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume