Ka vdekur 20-vjeçarja e cila ishte goditur nga treni në Lakrishtë të Prishtinës, më 26 mars.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga shefi i Intensivës Shaqir Uka.

Uka tha se ajo nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve të rënda.

“Pacientja të cilës ju i referoheni, ka qenë duke u trajtuar që disa ditë tek ne. Lëndime kanë qenë tepër të mëdha dhe fatkeqësisht ajo s’ka mundur që t’ju bëjë ballë. Ajo sot në orët e hershme të paradites ka vdekur”, tha Uka

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume