Në një intervistë të fundit në emisionin “Rubikon” në Klan M, analisti politik Gazmend Ajdini ka diskutuar ndryshimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut pas zgjedhjeve. Sipas Ajdinit, VMRO-DPMNE ka ndryshuar retorikën e saj, duke u përpjekur të rrisë avantazhin e saj historik në opinionin publik.

Ajdini thekson se VMRO-DPMNE, si dhe partitë e tjera nacionaliste, kanë nxitur maqedonasit të votojnë për partitë nacionaliste për të shmangur kushtëzimin nga shqiptarët. Kjo strategji ka qenë e dukshme që nga zgjedhjet e vitit 2020, ku Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) arriti numrin më të madh të ulëseve në parlament që nga viti 2011.

Aktualisht, lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, po kërkon të sigurojë 61 deputetë në parlament për të formuar qeverinë pa kushtëzimin e BDI-së, duke përdorur një retorikë të ngjashme nacionaliste. Kjo lëvizje ka shkaktuar debat të madh në Maqedoninë e Veriut, me shumë qytetarë që janë të shqetësuar për ndikimin e saj në stabilitetin politik dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

“Pas zgejdhjeve të para në Maqedoninë e Veriut ndodhi një ndryshim i retorikës, ku partia e VMRO-së kuptoi se ka gjasa të rrisë avantazhin që e ka për një kohë të gjatë në publik. Dhe hyri në një retorikë që jo për herë të parë ka dalë në opinion, sidomos edhe në fushatatat e tjera VMRO-ja dhe shumë parti të tjera kanë hyrë në parti nationaliste, dhe kanë ftuar maqedonasit që të votojnë partitë nacionaliste, që të mos kushtëzohen nga shqiptarët.

Tek numri i deputetëve ndodhet edhe formimi i qeverisë, dhe në vitin 2020 numrin më të madh të ulësve e ka arritur BDI-ja, prej 2011 dhe në të gjtha zgjedhjet e tjera VMRO-ja dhe LSDM-ja kanë kërkuar nga elektorati i vet që të votojnë ata, që të mos kushtëzohen nga faktori shqiptar.

E njejta ndodh sot nga Mickoski që kërkon 61 deputetë që të mos kushtëzohet nga BDI-ja, dhe po përdor këtë retorikë nacionaliste”, tha Ajdini. Askush nuk e priti dallimin aq të madh mes partive shqiptare në votat e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të cilat ishin rreth 40 mij vota.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume