ë aksidentin e trafikut që ka ndodhur në magjistralen Radovish – Shtip kanë humbur jetën dy vozitës, ndërsa është lënduar një bashkëudhëtare dhe është dërguar në Spitalin e Shtipit.

Lajmin për AIM e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova, e cila ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë veturat “Passat” dhe “Opel”.

Drejtuesit e të dyja veturave kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa një pasagjere nga vetura e pasagjerëve “Opel” është dërguar në Qendrën Mjekësore Shtip, tha Trajanova.

Prokurori publik është duke bërë këqyrje të vendit të aksidentit, ndërsa komunikacioni është duke u devijuar përgjatë rrugës së vjetër.

Më shumë detaje rreth aksidentit policia do të njoftojë nesër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume