Një granatë dore është gjetur nga një person në Mitrovicë.

Policia bën të ditur përmes raportit se mjeti i dyshimtë është shpërthyer në një vend të sigurtë dhe pa incidente.

“Dëshmitari kosovar ka raportuar se derisa ishte duke i kryer disa punime ka gjetur një mjet të dyshimtë. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e KFOR-i cili  ka tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) duke e shpërthyer në një vend të sigurt pa incidente”, thuhet në raportin policor, njofton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume