Një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, sot do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në shtëpinë e të moshuarve.

Sipas informacioneve nga Komisioni komunal zgjedhor, deri më 30 prill kur zgjati afati për paraqitje në Ohër për të votuar u paraqitën edhe 67 të sëmurë dhe të pafuqishëm. Bashkë me ta do të votojnë edhe ata 172 persona të paraqitur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Këta qytetarë do ta ushtrojnë të drejtën e votës sot në kushte shtëpiake.

Në komunën e Debërcës janë regjistruar edhe 12 persona të tjerë për votim deri në afatin e caktuar, kështu që sot në atë komunë gjithsej 34 persona të moshuar dhe të pafuqishëm do të votojnë në kushte shtëpiake.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume