Pas pothuajse 1 viti, përkatësisht nga 12 maji kur e kaploi zjarri i madh, ura “Bellasica” nga sot është hapur plotësisht për trafik, përcjell TV21. Pasi që i kaloi testet e sigurisë, ura që e lidh stacionin qendror të autobusëve me “East Gate Mall” dhe e cila ishte një ndër urat më të rëndësishme në Shkup, përsëri është hapur.

Ura pjesërisht u lëshua në përdorim në shtator të vitit të kaluar, ndërsa trafiku zhvillohej në një korsi dhe vetëm për automjete të lehta.
Javën e kaluar tek ura janë kryer disa teste sigurie, pas çka vijoi vendimi që të hapet plotësisht.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume