Ish-kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski ka akuzuar ish-presidentin Branko Crvenkvoski se po qëndron i heshtur për zhvillimet politike në vend.

Mendoj se heshtja e Branko Crvenkovskit është e papranueshme. Nëse asgjë tjetër, ne kemi një ligj për president me të cilin ai mbështetet financiarisht për gjithë jetën, ka siguri, sekretar”, tha ish-politikani Tito Petkovski në “Sloboden Peçat”.

Ai shtoi se Crvenkovski ndoshta kujdeset vetëm për veten, familjen dhe miqtë e tij të ngushtë.

“Ai ka mundësi të ulet të shkruajë, të organizojë tryeza, të jetë i ftuar në evente. Ai vendosi të mbyllet në shtëpi dhe të vuajë”, tha Petkovski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume