Zejd Rexhepi nga “Fronti Evropian” tha se sot KSHZ po tenton që të bëj inxhiniering së bashku me partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM si dhe me VLEN-in, duke tentuar qe atyre t’ua merr dy deputetë.
Rexhepi tha se këtë deputetë janë marrë në mënyrë legjitime në zgjedhjet e 8 majit.
“Konstatojmë se fillimisht partitë maqedonase në koordinim me VLEN-in, tentojnë me çdo çmim që të marrin nga Fronti dy deputetë, me qëllim që Fronti të mos jetë fuqia e dytë në shtet, e cila është realitet bazuar në fuqinë e fituar më 8 maj”, tha Zejd Rexhepi.

Zejd Rexhepi, tha se nuk ka patur vërejtje as nga komisionarët as nga partitë, për të prishur vendvotimet.
Ai tha se nuk e kupton pozitën e VLEN-it në këtë rast.
“Janë diku 27 vendvotime në njësinë zgjedhore 5 dhe 6. Janë vendvotime aty ku partitë politike që ankimojnë janë në epërsi”, u shpreh Zejd Rexhepi.
Rexhepi tha se ata do t’i përdorin të gjitha mekanizmat për ta penguar një gjë të tillë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume