Arben Taravari nga VLEN përmes një statusi në Facebook shprehet se këto janë momente të veçanta.
Ai shkruan se Gostivarin e humbi, mirëpo sipas tij në qeveri po vjen ndryshimi.

“Në Gostivar kemi humbur me një diferencë prej 370 votash, diferencë kjo e krijuar prej turqve dhe romëve që bashkëpunuan me BDI-në…por unë jam i lumtur dhe mirënjohës për 10632 vota shqiptarve dhe lajmi më i madh është se pas gjithë këtyre viteve regjim…MË NË FUND NDRYSHIMI U KRY!”, shprehet Taravari.

Ndryshe, sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare bashkë me ato presidenciale ku të drejte vote kanë pasur 1.815.350 qytetarë

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume