Analisti Baton Haxhiu ka bërë deklaratën e fortë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron faktor të dobët politik në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Haxhiut për këtë arsye Kurti ka udhëhequr VLEN-in duke qenë se i sheh të dobët dhe të menaxhueshëm. Më tej ai shtoi se VLEN nuk janë të aftë për të bërë të mundur ndryshimet Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

“Albin Kurti e do një faktor të dobët në politikë në Maqedoni, që ai të jetë i fortë për të negociuar me Maqedoninë. Kjo është një farë Vuçizimi.

VLEN nuk është për atë punë, për ndryshimet Kushtetuese”, tha ndër të tjera Haxhiu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume