Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani për të marrë pjesë në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) me titull “Qëndrojmë bashkë – për Evropën tonë” (We stand together – for our Europe)”, thuhet në njofitmin e ZKM-së.Kjo konferencë e radhës e PES po organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive socialiste për zgjedhjet evropiane të qershorit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume