Ambasadorja amerikane Angela Ageller në X ka njoftuar se sot ka pasur takim me kryeministrin e ri Hristijan Mickoski.

“Takim produktiv me kryeministrin Hristijan Mickoski, ku u diskutua për prioritetet e Qeverisë së re. Ai ripërsëriti mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara në avancimin e synimeve të Maqedonisë për siguri, prosperitet dhe integrim euroatlantik”, ka shkruar ambasadorja amerikane e Shteteve të Bashkuara në vend, Angela Ageller

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume