Atmosfera sa shkon e bëhet më interesante në Hamburg, ku prej orës 15:00 takohen Kroacia e Shqipëria.

Arbëri është një shqiptar që jeton në Gjermani, ndërsa vëllai i tij jeton në Split. Ai ka mbuluar veturën me flamur shqiptar dhe flamur të Kroacisë.

Sipas “24sata.hr”, Arbëri ka lidhje afariste me Kroacinë, ndërsa e pret vëllain së bashku me 15 mysafirë për ndeshje.

Për të dy Kombëtaret, ndeshja është vendimtare.

Si Shqipëria ashtu edhe Kroacia presin përkrahje të madhe nga tifozët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume