Gazetari i sportit, Arlind Sadiku është përjashtuar nga UEFA dhe i është hequr akreditimi për Kampionatin Evropian, merr vesh Gazeta Express.

Sadiku është përjashtuar sot pas ankesës së Federatës së Futbollit të Serbisë për veprimin e tij para duelit Angli-Serbi.

Sadiku e bëri shqiponjën para tifozëve serbë dhe kjo është arsyeja e përjashtimit.

Sadiku nuk do të ketë autorizim më për të raportuar brenda stadiumeve në Gjermani gjatë Kampionatit Evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume