Gjashtë vjet më parë, më 17 qershor 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës nga ana greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve.

Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe u hap rruga për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë.

Marrëveshja u arrit në kohën kur SYRIZA ishte në pushtet në fqinjin tonë jugor, LSDM në vendin tonë dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të Jashtëm Nikola Dimitrov dhe Nikos Kozias dhe në prani të kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, ndërmjetësi në negociata Matthew Nimitz, ish-komisioneri evropian për Zgjerim Johannes Hahn, ish-Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të të dy vendeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume