Izraeli ka shpëtuar katër pengje të gjallë nga Gaza.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, kanë deklaruar autoritetet izraelite.

Pengjet, të cilët u kapën nga Hamasi në festivalin e muzikës Nova në tetor, quheshin Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrey Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç.

Në një deklaratë të përbashkët, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit dhe Policia e Izraelit thanë se pengjet u shpëtuan në zemër të Nuseiratit, raporton SkyNeës, transmeton Klankosova.tv.

“Pengjet u shpëtuan nga forcat IDF, ISA dhe ‘Yamam’ nga dy vende të veçanta në zemër të Nuseirat”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume