Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbërritur në ndërtesën e BE-së në Bruksel ku do të mbahet takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bashkimi Evropian e ka publikuar agjendën e takimit, ku shefi për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell, fillimisht do të takohet me kryeministrin Kurti nga ora 16:30.

Takimi në mes Kurtit dhe Borrellit do të zgjasë rreth 30 minuta, kurse nga ora 17:00, Borrelli do të takohet me presidentin serb, Vuçiq, njofton Klankosova.tv.

Kurse takimi trilateral do të nisë nga ora 18:00, i cili do të jetë i pari pas rastit të Banjskës ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Pas takimit trepalësh, BE-ja ka bërë të ditur se Borrelli do të dalë në një konferencë për media ku do t’i bëjë të ditura rezultatet e takimit.

Ekipi i Klan Kosovës aktualisht po qëndron në Bruksel për ta mbuluar takimin në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume