Në seancën e parë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot është vendosur për rritje lineare të pensioneve.

“Pensionet do të kenë rritje prej 5000 denarëve. Në shtator faza e parë me rritje prej 2500 denarë, ndërsa nga marsi edhe faza e dytë me rritje prej 2500 denarë.

Punojmë për qytetarët. Kalojmë në VEPRIM!”, bëri të ditur zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume