Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video në kuadër të ndeshjes së Shqipërisë me Spanjën, që mbahet sot nga ora 21:00.

Ndeshje kjo shumë me rëndësi për rrugëtimin e Kombëtares Shqiptare në Kampionatin Evropian.

Ndërkaq, e para e vendit ka treguar përkrahjen e saj ndaj Shqipërisë përmes kësaj videoje të shpërndarë në Facebook-un e saj.

“Forca Shqipëri”, shkruan ndër të tjera presidentja.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume