Një sherr me thika ka ndodhur sot në krahun e katërt të burgjeve të Korydallos dhe për pasojë një i dënuar shqiptar ka vdekur. Gjithashtu ka mbetur i plagosur shoku i tij, po shqiptar.

I riu shqiptar që ka humbur jetën ishte Alfons Doçi, 35 vjeç, i dënuar për vrasjen e një biznesmeni në Atika një grabitjeje në vitin 2017.

Alfons Doçi,

I plagosuri Altin Vokri i cili është transportuar në spital është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të drogës.

Altin Vokri

Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes, për të gjetur sesi u fut brenda qelive thika e përdorur dhe cilat ishin shkaqet e këtij incidenti të përgjakshëm.

Paraprakisht dyshohet se të burgosurit debatuan nëse do të hynin apo jo në qeli për shkak të vapës dhe përleshja u përshkallëzua në një përleshje në katin e parë të repartit të katërt me të burgosurit duke përdorur thika dhe shkopinj të improvizuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume