Nesër, në seancë të Qeverisë do të gjendet edhe pika – rritja e pensioneve për mbi 300 mijë pensionistë, ka njoftuar kryeministri Hristijan Mickoski.

“Shteti duhet të kujdeset për të moshuarit. Në bashkëpunim me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska, me ministrin për Punë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani me përkushtim punojmë që urgjentisht të gjejmë zgjidhje që do të sjellë pensione më të larta për mbi 300 mijë pensionistë”.

“Nesër, pikërisht për këtë zgjidhe të rëndësishme që e premtuan në zgjedhje do të diskutohet në seancën e Qeverisë dhe me këtë tregojmë përkushtimin tonë që t’i arrijmë rezultatet dhe të punojmë me përkushtim për të gjithë”, njoftoi mes tjerash Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume