Lideri i Aleancës për Shqiptarë dhe deputeti Ziadin Sela nga Fronti Europian pasi lëshuan seancën para votimit të Qeverisë së re tha se nga VLEN presin se nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë pa u bërë ndryshimet kushtetuese.

“Qëndrimin tonë që nuk do të jemi prezent në votimin e një Qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk ka legjitimitetin e shqiptarëve, turqve dhe komuniteteve tjera etnike ktu ne Maqedoninë e Veriut. Ne kërkojmë që t’i qëndrojnë fjalës ato të cilët u zotuan që nuk bëhen pjesë e Qeverisë pa ndodhur ndryshimet kushtetuese”, tha Sela.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume