Shkruan: Medai Shaholli

Pa dorashka

Qeveria e re e koalicionit të “drzhavës Severna”, e cila pritet të marrë nesër detyrën e re me premier kryekomitin Micko, nuk duket se premton shumë për të ardhmen e qytetarëve sidomos të shqiptarëve që mezi presin ndryshimin.

Por, çuditërisht në krye të ministrisë së komuniteteve etnike vjen një serbomadh si Stoilkoviqi, mik i Vuçiqit dhe i Putinit dhe përkrahës i zjarrtë i politikës së tyre!

Nga ana tjetër, entuziastët e ndryshimit siç janë vlenistët nuk kanë mundur ta kundërshtojnë vendimin e shefit të tyre Micko, i cili ka vendosur tashmë se një putinist do të jetë pjesë e qeverisë së koalicionit të ri.
Nga burime të ndryshme bëhet e ditur se anëtari i ri i qeverisë Stoilkoviq, është agjent i BIA-s serbe!

Ndërsa lajmi për putinistin e vockël mori dhenë, Albini në Prishtinë nuk e prish terezinë se miqtë e tij vlenistë do bashkëjetojnë në Shkup në pallatin e bardhë qeveritar me një agjent të sigurimit serb në katër vitet që do të vijnë.
Albin si kryeministër i Kosovës ka të drejtë të reagojë pranë miqve të tij vlenistë për këtë skandal të ri qeverinë e koalicionit, duke i kërkuar tërheqjen e tyre nga koalicioni në emër të atdhetarizmit dhe të dinjitetit kombëtar se nuk do të ulen në një tavolinë pune me një putinist si Stoilkoviqi!

Por, Albinit nuk i hyn në punë këto mesele se me kë qeveris Micko, por rëndësi ka që VLEN-i është aty qoftë edhe si kozmetikë para opinionit ndërkombëtar, ku pakica shqiptare përfaqësohet nga vlenistët si pjesë e mozaikut të pakicave dhe të multikulturalitetit të “drzhavës Severna”.

Në këtë rast Albini ka zgjedhur të hesht sepse nuk i hynë më në punë VLEN-i as qëndrimi i tyre për “ndryshim” pasi ata i duheshin sa për të fituar prestigjin dhe rolin e liderit rajonal të shqiptarëve si rival i Edvin Ramës.

Pse nuk reagon Albin trimi (ta lëmë Edvinin mënjanë pasi as ai nuk çanë kokën për “maqedonsat” e tej kufirit)
të paktën për t’i sugjeruar miqve të tij te levizjes turkomane VLEN, se nuk duhet të bëhen pjesë e atij koalicion ku brenda saj ka element destabilizues të politikës hegjemoniste serbe?

Albini nuk e çanë trapin nëse në ndryshimet kushtetuese bullgarët do të hyjnë në preambulën e kushtetutës së “Severnës” si pakica bashkë me shqiptarët dhe të tjerët, ku statusi i shqiptarëve si pakicë e papërfillshme nuk do të ndryshojë.
Ahere për çfarë ndryshimi e kanë fjalën vlenistët pasi nuk ndryshon statusi politik i shqiptarëve në kushtetutë?
Kurse për heqjen e 20% të famshëm as që bëhet fjalë.

Si duket zhgënjeu edhe Albini me proçkat e tij pro turkomanëve të pabesë.
Aq e kishte kjo punë dhe s’kishte sesi të ndodhte ndryshe, ku në emër të ndryshimit që në fakt ishte lufta e brrylave me Edvinin për protagonizëm, ai mbështeti turkomanët e VLEN-it që nga nesër do të bashkëjetojnë në një stan me derra për të na sjell ndryshimin!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume