MPB ka njoftuar se sot (26.06.2024) në orën 08:00 në zonën e komunës Aerodrom, oficerët e policisë nga Stacioni Policor Aerodrom e arrestuan A.G.(39) nga Shkupi pas një raportimi të mëparshëm se më 25.06.2024 rreth orës 20:30 në shtëpinë e tij, ai e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 76-vjeçare me një objekt të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndiqet me një padi të përshtatshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume