Në zonën qendrore të qytetit në Shkup, sot nga ora 15:00 do të ketë një regjim të veçantë të trafikut për shkak të “Paradës së Krenarisë”.
– Sot në orën 17:00 do të mbahet ngjarja “Parada e Krenarisë” në zonën qendrore të qytetit të Shkupit. Për këto arsye, Departamenti për Sigurinë e Trafikut Rrugor në MPB Shkup, duke filluar nga ora 15:00, do të marrë masa për një regjim të veçantë të trafikut në zonën qendrore të qytetit, njoftoi MPB.

MPB apelon te qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët e policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume