Arben Taravari ka konfirmuar se ai do të jetë ministër i Shëndetësisë në qeverinë e ardhshme.

“Me shumë gjasa do të jem ministër”, u përgjigj Taravari në një dalje para mediave kur u pyet nga gazetarët nëse do të jetë ministër i Shëndetësisë.

Bisedimet për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM janë drejt fundit dhe shumë shpejt palët pritet të dalin me marrëveshje finale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume