Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd tha sot nga takimi i Frontit Europian në Tetovë se do të qëndrojnë besnik në luftën për mbrojtjen e legjitimitetit dhe se nuk bashkohen në qeveri si vazal siç po bën VLEN-i.

“Fronti Europian ka bërë ndryshim duke bashkuar etnitetet sepse një kohezion i tillë ndëretnik do të sjell ndryshimin e mirëpritur për të gjithë qytetarët. Ata, VLEN-i thonë se 3-4 deputetë nga Fronti Europian do të kalojnë tek ata, mirëpo unë po I pyes se me cilën këmbë? Me të djathtën apo me të majtën? Me të djathën hyjnë ata që kanë legjitimitet, me të majtën hyjnë vazalët e Mickoskit. Kemi dëshmuar se Fronti nga 30 komuna shqiptare, në 20 ka korrur fitore, ndaj në do t’I rrijmë në vi besimit që na e dha populli dhe do ta mbrojmë me dinjitet legjitimitetin. Besoni fuqishëm se ne do të mbrojmë vlerat e Marrëveshjes së Ohrit, përndryshe ka edhe rrugë të tjera për të mbrojtur këtë legjitimitet…”, deklaroi Zejdi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume