30 persona të lënduar, gjatë turbulencave të forta që goditën avionin, i cili fluturonte nga Madridi për Montevideo.

Avioni Boeing i kompanisë ajrore Air Europa, bëri ulje emergjente në Brazil. Avioni, i cili kishte 325 pasagjerë në bord, u përplas me turbulencat mbi Atlantik, kur gati kishte arritur në bregun brazilian, tha një zëdhënës i Air Europa.

Avioni, pastaj, u ul normalisht dhe u prit nga autoambulancat. Zyrtarët e aeroportit thanë se disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spitalin më të afërt.

Turbulencat e forta janë të rralla, por studimet e fundit kanë treguar se ndryshimi i klimës mund ta rrisë rrezikun.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume