Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë nesër në fushë për të nisur rrugëtimin në Ligën e Kombeve.

Ndeshjen e parë, Shqipëria do ta luajë ndaj Bjellorusisë, shkruan “Gazeta Express”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Rolando Maran zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen zyrtare para ndeshjes, duke u fokusuar te përgatitjet fizike dhe skemat taktike.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se grupi u stërvit i plotë, me rikthimin e Kristjan Asllanit, ndërsa Klisman Cake vijon procesin e rikuperimit dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Pas ndeshjes me Bjellorusinë, Shqipëria do të luajë ndaj San Marinos më 29 shtator në udhëtim, ndaj Finlandës po ashtu në udhëtim më 3 tetor, derisa këtë grumbullim e mbyll me ndeshjen ndaj San Marinos në Tiranë, më 6 tetor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume