Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka dhënë tenderin për zhvillimin e masterplanit për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Tenderi është në vlerën e 7,890,000 eurosh dhe e ka fituar “Gerber Architekten International GmbH” nga Gjermania.

Këtë e bëri të ditur gazetari Uran Haxha, i cili tha se kjo kompani është mjaft prestigjioze me projekte në gjithë botën.

“Afro 8 milionë € për “Adem Jasharin” Pasi si gazetar para disa vitesh e kam përcjell zhvillimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Pekaz, dhe kam raportuar për dëmtimet dhe gjithë procesin dikur për restaurim, sot e pash zhvillimin e fundit pasi vazhdoj me e përcjell me interes se çka do të ndodhë”.

“Sot është dhënë tenderi për zhvillimin e masterplanit për këtë kompleks. Tenderi është në vlerën e 7,890,000 eurosh dhe e ka fituar “Gerber Architekten International GmbH” nga Gjermania. Shpresojmë të bëhet si duhet!”, ka thënë Haxha.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume