Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se proza e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, ka shkëlqyer në skenën vendore dhe në atë botërore. Në një prononcim të shkurtër për mediat pasi bëri homazhet në nder të shkrimtarit të madh, Ali Ahmeti ka thënë se veprat e Kadaresë i mbesin Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ali Ahmeti: Shkëlqeu dhe proza e Ismail Kadaresë në skenën vendore dhe atë botërore. I mbetet gjeneratave, i mbetet Shqipërisë, shqiptarëve, atyre që krijojnë prozë dhe poezi të bëjnë vazhdimësinë e Kadaresë dhe të Dritëro Agollit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume