Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një komunikim me gazetarët, është pyetur në lidhje me disa çështje që përbëjnë interes publik.

Dumani është pyetur në lidhje me hetimet për kompleksin “Partizani” dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Kreu i SPAK është shprehur se ndaj ish-kryeministrit Berisha ka pasur një hetim pasuror.

“Janë bërë hetimet pasuror për Berishë”, është shprehur Dumani.

Mbi dosjen për kompleksin “Partizani” Dumani tha se ajo do të dërgohet në gjykatë sapo të përfundojnë hetimet.

“Janë grumbulluar të gjitha provat dhe ajo qe dihet është që është çështje nën hetim”, u shpreh ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume