Pas sulmit ndaj ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi.
Ai thotë se sulmi i tillë paraqet sulm mbi demokracinë.
“Përpjekja për atentat kundrejt kandidatit për President, Trump është një sulm ndaj demokracisë dhe është dënueshme nga të gjithë ne që besojmë në vlerat e pluralizmit demokratik.
Ish Presidentit Trump i dëshiroj rimëkëmbje të shpejtë, duke qenë i sigurt se SHBA-ja ka fuqi të bollshme që ta tejkalojë këtë incident për të vazhduar të jetë flamur i demokracisë në botë”, ka shkruar Gashi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume