Pasi VMRO-DPMNE mori pushtetin në Shkup, qyteti me një fjalë u shkatërrua, akuzojnë nga LSDM.

“Për shkak të afarizmit të dështuar të Arsovskës dhe Mickoskit, nuk ka segment në të cilin jetesa në kryeqytet nuk është në rënie.

Autobusët e pasigurt, JSP po shembet, shkupianët po mbyten nga djegia e deponive që VMRO-DPMNE premtoi t’i pastrojë, ndërmarrjet publike nuk funksionojnë.

E gjithë kjo vërteton se në çfarë gjendje të tmerrshme është qyteti i Shkupit, në çfarë gjendje të keqe është NTP, si dhe ndërmarrjet e tjera publike. Vetëm OBRM-PDUKM-ja nuk është e prekur nga kjo, as edhe pak.

Ish-e përkëdhelura e tyre Danella Arsovska njofton se vetë këshilltarët e VMRO-DPMNE-së po bllokojnë punën e ndërmarrjeve publike si dhe blerjen e autobusëve të rinj për qytetin”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se nuk ka asnjë provë më të madhe se favorizimi dhe interesi partiak i OBRM-PDUKM-së janë mbi të gjitha dhe se qytetarët nuk janë aspak të rëndësishëm për ta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume